“Argument” – Sistemi i taksave që i duhet Shqipërisë pas 25 prillit, ekspertët debatojnë: “Ai që prodhon më shumë efikasitet”
Në emisionin “Argument” mbrëmjen e sotme është diskutuar mbi programet elektorale të partive politike që janë prezantuar muaj përpara zgjedhejve lektorale të 25 prillit. Duket se tema kryesore ku janë fokusuar edhe programet ekonomike të opozitës dhe mazhorancës është rreth sistemit të taksimit që duhet të përdoret për Shqipërinë.
Opozita e ka bërë të qartë planin për taksën e sheshtë 9%, ndërsa mozharonca ngul këmbë për taksën prgoresive, ku ai që fiton më shumë paguan më shumë.
Ekspertët e panelit Klodian Mmuco, Elton Haxhi dhe Akil Kraja kanë diskutuar rreth këtyre pikave,
Z.Haxhi shprehet se politika tatimore duhet të bazohet në tre parime dhe vendimi se cili prej tyre duhet të përdoret duhet të bzohet në faktin se kush i përmbush më mirë ato:
“Politika tatimore duhet bazuar në tre parime kryesore. I pari, të isgurojë një nivel të mjaftueshëm të ardhurash në buxhet për të zbatuar programe sociale apo investimesh që janë të nevojshme për arritjen e SDG të famshme të vendosura nga OKB deri në 2030-ën.
Parimi i dytë është se duhet një politëk tatimore efikase, e cila ka kosot të ulët për tu adminsitruar dhe ka një përqindje të mirë të mbledhjes së të ardhurave
E treta është se duhet të jetë e drejtë. Parimisht e drejta është që se ata janë më të pasur duhet të kontribuojnë në përqindje më shumë se ata që janë më të varfër. Me këto tre parime duhet gjetur një politikë, që në tërësinë e tyre të japin këtë rezultat. ”
Ndërkohë eksperti tjetër Klodian Muco ka argumentuar se më e mira për Shqipërinë duke marrë edhe shembuj nga vendet europian do të ishte taksa e sheshtë, e cila do të shërbejë për të harmonizuar disbalancën midis taksimit të punës dhe të kapitalit sipas tij:
“Sot ka një debat jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Europë se cili është sistemi i duhur, që rrit me tepër efikasitetin. Sot mbi 80 vende në botë kanë një taksë të sheshtë, ndërsa një pjesë dërrmuese kanë një sistem progresiv. 100% kanë një sistem fiskal progresiv që shihet si më i drejtë.
Në Europë sot e implementojnë 12 vende, katër në Ballkan dhe pesë shtete me rritjen më të madhe kanë këtë sistem. Nuk është problemi kush është më i mirë, por debati është se cili më efikas në vende të caktuar.
Ne jemi vend me evazion fiskal dhe korrupsion të lartë. Në Shqipëri nuk ka funksionuar ky sistem aktual. Në 2008 duhet thënë se jo vetëm prej sistemit fiskal, por ka pasur një rritje të ardhurash dhe konsiderohet si më e madhja që pas 97’. Patëm një rritje dyshifrore të rritjes së bizneseve të reja. Thelbi është se kemi një disbalancë mes taksimit të kapitalit dhe taksimit të punës dhe mendoj se kjo taksë e sheshtë do shërbejë për harmonizimin e tyre. ”
Ndërkohë Akil Kraja ka argumentuar faktin që taksa e sheshtë i sjell zhvillim vendit dhe ky është fokusi kryesor për secilën parti që do të qeverisë pas 25 prillit. Sipas tij, shembujt kanë treguar se vendet që e kanë përdorur këtë sistem kanë një nivel më të lartë sipërmarrje dhe inovacioni.
“Do ndalesha te një element që nuk u detajua. Qëllimi është zhvillimi i vendit, nëse një taksë lufton informalitetin. Nëse kemi një taksë atraktive për investimet e huaja dhe rritjen e sipërmarrjes. Nëse kemi një taksë që lehtëson konsumatorët dhe qytetarët ne rrisim fuqinë blerëse të tij dhe konsumin. Në tërësi kjo rrit edhe të ardhurat e shtetit.
Shtetet me një taksë të sheshtë kanë edhe rritjen ekonomike më të lartë, ndërkohë që shtet e tjera të taksës progresive kanë sisteme financiare stabile. Po të marrim vendet në Europën Qëndrore dhe Lindore kanë nivel inovacioni më të lartë si edhe nivele më të larta sipërmarrje.”
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.