“Argument” – Zv.ministrja Vjero: “Projektbuxheti i 2021 ka kaluar. Presim rritje 5.5% dhe rikuperojmë humbjet’
E ftuar në “Argument” mbrëmjen e sotme me gazetarin Enio Civici ishte e ftuar zv.ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Vasilika Vjero.
Një nga lajmet e rëndësishme që zv.ministrja ka dhënë në emision ishte kalimi I projektbuxhetit për vitin 2021, që tashmë është ende në fazën e konsultimeve dhe gjatë nëntorit pritet një diskutim i gjerë me grupet e interesit përpara se të miratohet në parlament.
“Ka kaluar në Këshill të Ministrave dokumenti që lidhet me projebktbuxhetin e vitit të ardhshëm dhe periudhës së mesme. Unë do ndalem tek disa faktorë kryesorë, po sigurisht që do të kemi shumë kohë gjatë muajit nëntor që do diskutohet projektbuxheti ku përfshihen edhe fushat kryesore të zhvillimit vendit, institucionet por përpiqet të reflektojë edhe situatën sociale në të cilën gjendemi.
E rëndësishme është që Buxheti siguron Rimëkëmbjen ekonomike të vendit pas dy fatkeqsive. I gjithë ky synim do të shtohet përmes skemave të nxitjes së puënsimit, mbështetjes proaktive të biznesit, rindëritmi i shtëpvie të qytetarëve dhe më e rëndësishmja fuqizimi i masave parandaluese për përhapjen e Covid-19.
Më tej zv.ministrja ka dhënë edhe shifrat e pritshme të projektuara për PBB-në e vendit, ku sipas saj në 2021 pritet një rritje prej 5.5%:
“ProjektBuxheti i 2021 është një dokument që i jep një kuadër makroekonomik tepër të kujdesshme dhe realiste. Për vitin aktual pritet qëë ekonomia të rritet me 6.1%, ndërsa në vitin e ardhshëm presim një trend pozitiv rritje me 5.5% dhe ky trend të vijojë edhe për periudhën afatmesme.
Norma e papunësisë parashikon që të ketë një ulje në vitin e ardhshëm në 12.2%. Është nëm masën 13.9 nga të dhënat e INSTAT.
Do mbështeten edhe nga një pikë tjetër në Buxhet siç janë investimet publikë dhe pritet të kenë një peshë në masën 7.3% të prodhimit të brendshëm bruto. Do ndimhojë në rritjen ekonomike dhe punësimin.”
Sa I përket deficitit buxhetor dhe prioriteteve kryesore znj.Vjero ka thënë se kostot do të jenë tqë shumta në sektorë kryesorë:
Deficiti buxhetor për vitin e ardhshëm pritet në masën 6.5% të PBB. Prioritetet kryesore ka të bëjnë me procesin e Rindërtimti që financohen në masën 27 milairdë lekë. Krahas kësaj do financoeht edhe bonusi I qerave që vijojnë të jenë të pastrehë. Shëndetësia do të ejtë një sektor tjetër me vëmendje jashtëzakonisht të shtuar, ku pritet edhe rritja e pagave të tyre në masën 4.5 miliardë. Edhe arsimi do ketë financim në rritje, me pagën e mësuesve që do të rritet me kosto 3.5 miliardë lekë. Fermerët një grup tjetër që do mbështeten me pakte dhe grante. Çmimi I naftës për ta do jetë 60 lekë më ulët. ”
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.