Ari, drejt rritjes së tretë javore / Tregtohet i qëndrueshëm prej frikës së virusit dhe rënies së yieldit
Ari është tregtuar i qëndrueshëm në sesionin e fundit tregtar të Javës dhe pritet të tregojë rritjen e tretë javore, për shkak të shqetësimeve mbi përhapjen e variantit të ri delta, dhe rënies së yieldit në SHBA. Norma spot mbeti e pandryshuar në 1,901.12 dollarë për onz dhe është rritur me gati 1% deri më tani për Javën. Analistët thonë se rënia e normës reale të interesit po mbështet arin, pavarësisht se dollari këmbëngulës po limiton rritjen e çmimeve. Yieldi 10-vjeçar i Thesarit në SHBA ra në nivelin më të ulët në 4 muaj, duke ulur koston oportune të mbajtjes së metalit, që nuk paguan interes. Humori i gjerë në tregjet e kapitalit ka mbetur i brishtë, ndërkohë që varianti Derlta kërcënon rimëkëmbjen ekonomike botërore. Procesverbali i takimit të Rezervës Federale për Qershorin, i publikuar ditën e Mërkurë, tregoi se ndërsa rimëkëmbja ekonomike nuk ka arritur aty ku duhet, politikëbërësit do të duhet të veprojnë nëse inflacioni dhe rreziqe të tjera materializohen. Shqetësimet mbi tkurrjen e politikave monetare në muajin Qershor, sollën rënien e metalit të çmuar me 7%.
Klevis Llaha – SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.