Ari fiton qëndrueshmëri – Mbështetet nga rënia e dollarit dhe pritshmëria për stimuj në SHBA

Ari është rritur në sesionin e së Mërkurës, duke prekur nivelin më të lartë në 1 javë, duke marrë nxitje nga dollari i dobët dhe rritja e pritshmërive për stimuj në Shtetet e Bashkuara. Norma spot e arit u rrit në 1,842.9 dollarë për onz, ndërkohë që indeksi i dollarit ra në nivelin më të ulët në 2 javë, kundër valutave kryesore rivale.
Analistët thonë se ndërkohë që interesat e borxhit janë të qëndrueshme, ari po lëviz në drejtim të kundër me dollarin dhe se kjo nuk ka të bëjë me metalin e çmuar por me dobësinë e valutës së gjelbër. Paketa prej 1.9 trilionë dollarë e Joe Biden pritet të kalojë në Kongres, pavarësisht opozitës nga republikanët mbi çmimin.
Inflacioni i lartë nxit arin por rrit gjithashtu interesat e thesarit, që nga ana tjetër rrisin koston oportune të mbajtjes së metalit të çmuar.
Klevis Llaha – SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.