Ari kap kulmin / Analistët thonë se niveli i frikës nëpër tregje mund ta shtyjë atë në 2,000 dollarë

Çmimi i arit kapi vlerën 1.700 dollarë të hënën, si një shitje e nxitur nga koronavirusi dhe frika e investitorëve që i shtyn ata në asete më të sigurta.
Sidoqoftë, analistët thonë se metali i çmuar mund të vazhdojë të rritet edhe më shumë.
“Ari mund të kalojë 2,000 dollarë këtë vit.”, tha Clark Fenton, menaxher i portofolit të kthimeve në RWC Partners.
“Ari po vlerësohet shumë në treg jo thjesht sepse është një strehë e sigurt, por sepse bota tani ka ndryshuar rrënjësisht. Asnjëherë nuk janë parë norma reale të këtij niveli të ulët në botë, kështu që investitorët do të detyrohen të kërkojnë përtej obligacioneve për të ruajtur pasurinë e tyre.”, shtoi Fenton.
Dosti Banushi – SCAN
Burimi: Business Insider
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.