Ari mund të rritet me 90% duke kapur nivelin e 4mijë dollarëve, nëse këto faktorë nuk ndryshojnë

Çmimet e arit mund të rriten më shumë se 90% dhe të arrijnë 4,000 dollarë në tre vitet e ardhshme pasi bankat qendrore tregojnë pak shenja të uljes së stimulit monetar, sipas CEO të US Global Investors.
Frank Holmes, Drejtori i Përgjithshëm i Investitorëve Global të SHBA tha për CNBC: “Është mjaft e lehtë të parashikohet që ari të kapi nivelin 4,000 dollarë.”
Holmes tha se stimulimi në rritje i miratuar nga bankat qendrore po bën që ari të rritet në nivele të paprecedenta.
Ministrat e financave të G-20 dhe bankat qendrore po “punojnë së bashku si kartel dhe janë duke shtypur triliona dollarë,” shtoi ai.
Politika monetare e zgjeruar është zakonisht mbështetëse për çmimet e arit, pasi ajo tenton të ulë normat e huamarrjes.
Meqenëse ari nuk sjell ndonjë interes të vetin, kur normat e huamarrjes dhe kursimit janë të ulëta, investitorët humbasin më pak nga mbajtja e shufrave të arit.
Analistët kanë thënë më parë për Business Insider se zgjedhjet presidenciale të SHBA-së, një vaksinë dhe përmirësimi i gjeopolitikës janë disa nga faktorët që mund të normalizojnë arin. Megjithatë, perspektiva duket se do të lehtësojë rrugëtimin e arit, duke qenë se asnjë nga këto faktorë nuk pritet të jetësohet së shpejti.
D.B – SCAN
Burimi: Business Insider
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.