Ari, në rënie të lehtë – Investitorët presin fjalimin e Powell në simpoziumin e “Jackson Hole”
Ari po qëndron në rënie të lehtë në sesionin e sotëm, për shkak të forcimit të dollarit amerikan, ndërsa investitorët janë në pritje të fjalimit të presidentit të Rezervës Federale në SHBA, Jerome Powell, i cili mund të japë më shumë detaje mbi stimujt ekonomikë. Metali i çmuar po tregtohet në rreth 1,784 dollarë për onz, ndërsa indeksi që mat dollarin amerikan është në rritje me rreth 0.1%.
Powell priteet të flasë në simpoziumin vjetor ekonomik të Jackson Hole, që mbahet të premten dhe do të zhvillohet online për shkak të rritjes së infektimeve me variantin Delta të koronavirusit. Ndërkohë që shumë zyrtarë të Rezervës Federale kanë diskutuar në mënyrë aktive mundësitë e zvogëlimit të programit të blerjes së bonove, rritja e infektimeve me koronavirusit ka hedhur hije pasigurie mbi këto pikëpamje.
Nëse do të ketë shenja për më tepër kujdes në shtrëngimin e politikave monetare, ari do të ketë tendencë në rritje, shprehen analistët. Metali i çmuar cilësohet si një aset i sigurtë kundër inflacionit dhe zhvlerësimit të monedhës. Gjithsesi, situata me koronavirusit nuk është aq kritike sa vitin e kaluar dhe kërkesa për asete të sigurta ka mundësi të jetë e dobët në terma afatmesëm, me investitorët që pritet të përqëndrohen në asete më me risk.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.