Ari rritet lehtë në tregtinë e sotme / Mbështetet nga shqetësimet e inflacionit. Limitohet nga rritja e dollarit

Çmimi i arit është rritur në sesionin e së Enjtes, për shkak të rritjes së presonioneve inflacioniste në Shtetet e Bashkuara, pavarësisht se rritja u limitua prej rimëkëmbjes së dollarit dhe interesave të borxhit. Norma spot e arit u rrit me 0.2% në 1,873 dollarë për onz. Metali i çmuar u rrit me mbi 1% ditën e Mërkurë, në nivelin më të lartë në 4 muaj, por u tërhoq më vonë prej rritjes së dollarit dhe interesave të borxhit, pas publikimit të procesverbalit të takimit të fundit të Rezervës Federale. Politikë bërësit në takimin bankës qendrore mendonin se nëse rimëkëmbja vazhdon, mund të jetë e përshtatshme për të nisur diskutimin për “reduktimin e blerjes së aktiveve në treg”. Të dhënat e fundit mbi pritshmëritë e çmimeve, treguan shqetësime mbi inflacionin në SHBA. Ari shihet si një mbrojtës ndaj inflacionit, por rritja e interesave nga Rezerva Federale do të cenojë tërheqjen e metalit, pasi përkthehet në kosto më të lartë oportune për ta mbajtur atë.
Klevis Llaha – SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.