Ari “tërhiqet” ditën e Martë / Ndikon dollari i qëndrueshëm dhe perspektiva e Fed
Çmimi i arit është tërhequr në tregtinë e së Martës, pranë nivelit më të ulët në 1 javë që preku në tregtinë e mëparshme, ndikuar nga qëndrueshmëria e dollarit amerikan dhe shqetësimeve se Rezerva Federale do shtrëngojë politikat monetare më shpejtë se sa pritej. Norma spot ra me 0.2% në 1,774.3 dollarë për onz, pasi shënoi nivelin më të ulët që prej 21 Qershorit në nisje të Javës. Analistët thonë se tregtimi ka qenë pesimist në tregun e arit, për shkak se investitorët janë ende konfuz mbi perspektivën e politikave monetare. Dollari ka qëndruar në nivelin më të lartë në 2 muaj kundër rivalëve, duke e bërë arin më të shtrenjtë për mbajtësit e valutave të tjera. Ari shihet si një mbrojtës ndaj inflacionit, por rritja e interesave nga Rezerva Federale do të rrisë edhe koston oportune të mbajtjes së metalit, duke zbehur shkëlqimin.
Klevis Llaha – SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.