Ari tërhiqet prej dollarit të fortë – Procesverbali i takimit të Fed tregoi gatishmërinë për normalizim të politikave

Ari është tërhequr në tregtinë e së Enjtes, ndërkohë që dollari u rrit në nivele të larta mujore, pasi procesverbali i takimit të fundit të Rezervës Federale në SHBA, sinjalizoi normalizim të politikave monetare këtë vit.
Norma spot e arit ra me 0.5% në 1,779.52 dollarë për onz. Indeksi i dollarit arriti nivelin më të lartë në 9 muaj, duke e bërë arin të shtrenjtë për mbajtësit e valutave të huaja. Në ditët e ardhshme, analistët thonë se çmimi i arit do të drejtohet nga spekulimet në lidhje komentet që do të bëjë Rezerva Federale.
Procesverbali i takimit të muajit Korrik tregoi se zyrtarët e bankës qendrore po studionin mundësinë e lehtësimit të programit të blerjes së titujve të boxhit këtë vit, nëse ekonomia vazhdon të rimëkëmbët si ç’pritet.
Megjithatë, dokumenti vuri gjithashtu rëndësinë në raportin e ardhshëm të punësimit, pasi do të duhet rritje e fortë e punësimit që të përputhen pritshmëritë e bankës. Ari ra në nivelin më të ulët në 4 muaj prej 1,684.37, pas publikimit të raportit të fortë mbi tregun e punës në Korrik.
Klevis Llaha/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.