Ari “thyen” 1,800 USD/onz – Mbështetet nga rënia e dollarit. Investitorët presin procesverbalin e Fed
Ari ka thyer nivelin e ashtuqujatur psikologjik prej 1,800 dollarë për onz ditën e Martë, duke shënuar nivelin më të lartë në 3 javë, ndërkohë që rënia e dollarit mbështeti metalin e çmuar. Investitorët po presin gjithashtu publikimin e procesverbalit të takimit të fundit të Rezervës Federale, çka do ofrojë qartësi mbi politikat monetare. Norma spot u rrit me 0.7% në 1,804.5 dollarë për onz, pasi preku nivelin më të lartë që prej 17 Qershorit. Megjithatë, analistët thonë se metali i çmuar po mbështetet kryesisht nga dollari dhe se potenciali është i limituar përballë perspektivës së politikave monetare në botë. Dollari u tërhoq me 0.2%, duke u larguar nga niveli më i lartë në 3 muaj që preku javën e kaluar, duke e bërë arin më të lirë për blerësit me valutë të huaj. Vëmendja këtë javë do të jetë tek publikimi i procesverbalit të takimit të fundit të Rezervës Federale, pasi komentet pas takimit çuan për herë të parë çmimin poshtë 1,800 dollarë. Politikë bërësit njoftuan se do rrisin normën bazë të interesit në vitin 2023. Interesat e larta rrisin koston oportune të mbajtjes së arit, që nuk paguan interes.
Klevis Llaha – SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.