Ari tregtohet i qëndrueshëm / Investitorët presin inflacionin dhe dëshminë e Powell në Kongres
Çmimi i arit ka mbetur i qëndrueshëm në tregtinë e së Martës, ndërkohë që investitorët u përqendruan tek të dhënat mbi inflacionin, që mund të sinjalizojë politikat e ardhshme monetare të Rezervës Federale. Norma spot u rrit me 0.1% në 1,808.24 dollarë për onz.
Pas publikimit të indeksit të çmimit të konsumatorit në SHBA më vonë gjatë ditës, vëmendja e investitorëve do zhvendoset tek dëshmia e kryetarit të Rezervës Federale, Jerome Powell, në Kongres. Ndërkohë që ari shihet si një mbrojtjes nga inflacioni, rritja e normave të interesit do të zbeh shkëlqimin e metalit, pasi përkthehet në kosto më të lartë oportune për arin, që nuk paguan interes. Ari është stabilizuar që kur shënoi rënien më të madhe mujore në 5 vite në Qershor, pasi Powell siguroi se banka nuk do rrisë interesat më shpejtë, bazuar vetëm tek frika e inflacionit. Rënia e yield-it benchmark 10-vjeçar të Thesarit në nivelin më të ulët në 5 muaj, ka mbështetur gjithashtu arin.
Klevis Llaha – SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.