Arkitektura e Malit të Zi, bukuritë unike dhe madhështore
Mali i Zi është një nga vendet më të bukura që mund të vizitoni, i quajtur ndryshe si perla e Mesdheut, ky vend është unik në shumë mënyra.
Askund tjetër nuk mund të gjeni aq shumë pasuri natyrore, bukuri, plazhe të butë, liqene të qarta, lumenj të shpejtë dhe male të mrekullueshme në një zona kaq kompakte sa Mali i Zi.
Në mëngjes ju mund të zgjoheni përgjatë bregdetit të bukur Adriatik, të hani një drekë në liqenet e Shkodrës dhe të shijoni një mbrëmje në malet malazeze.
Mali i Zi është i njohur për kushtet e mira të hoteleve dhe gjetja e përsosur për pushimet tuaja mund të jetë sfiduese.
Nëse vendosni t’i kaloni pushimet tuaja në Mal të Zi, me siguri do të doni të merrni më shumë informacion për të gjitha atraksionet dhe aktivitetet që ky destinacion ofron. Duke filluar nga vendet më të mira që duhet të vizitoni, burimet natyrore, monumentet fetare dhe historike si dhe mënyrat e argëtimit.
Nëse preferoni pushime aktive, Mali i Zi është vendi i përsosur për shkak të aktiviteteve të shumta që ofron. Prandaj ne më poshtë kemi përgatitur një listë e cila do t’ju mësojë gjithçka duhet të dini për këtë vend.
- Kotorr
Kotorri është cilësuar ndër qytetet më të mira për të vizituar për vitin 2016 dhe për shumë vite tërheq një numër të madh turistësh nga e gjithë bota. Ky qytet i vjetër dhe mjaft interesant me siguri do t’ju lërë pra frymë. I pozicionuar në një atmosferë surreale dhe unike të ngrirë në kohë Kotorri do t’ju tregojë për legjendat e lashta dhe disa tregime të mahnitshme. Paketoni gjërat tuaja dhe mos harroni kamerën pasi Kotorri ka shumë për të fotografuar. Do t’ju duhen disa orë që të vizitoni të gjithë atraksionet e Kotorrit
- Budva
I njohur si metropoli i turizmit, Budva është sigurisht një qytet që çdo turist duhet të vizitojë. Këtu gjithçka është në varësi të turistëve dhe turizmit, prandaj do të gjeni lehtësisht atë që ju intereson. Plazhet e bukura dhe moderne ofrojnë një atmosferë të paharrueshme. Për shkak të vendndodhjes së saj favorizuese Budva është e lidhur me të gjitha pjesët e tjera të bregdeti malazez por edhe me pjesë të tjera qendrore dhe veriore të Malit të Zi.
- Perast
Perast është një nga vendet më të bukura në Gjirin e Bokës, pak kilometra larg Kotorrit. Ky qytet i mrekullueshëm ka një arkitekturë të vjetër e cila është shndërruar në atraksion për turistët. Ju do të shikoni shumë kisha të vjetra e të bukura por atraksioni më i madh do të jetë më siguri Zoja e Shkëmbit, ishulli i vogël në Gjirin e Bokës më kisha dhe muzeume të mrekullueshme. Çdo disa minuta ka anije të vogla taksi të cilat do t’ju çojnë në këtë vend të paharrueshëm. Në restorantet e vogla aty pranë do të shijoni specialitetet e peshkut ashtu si në asnjë vend tjetër.
- Liqeni i Shkodrës
Liqeni i Shkodrës ndodhet në luginën e quajtur Zeta-Skadarqë pjesërisht i përket komunës së qytetit të Barit dhe pjesërisht komunës së Podgoricës. I papërshkrueshëm dhe në shumë mënyra unik është liqeni më i madh në Gadishullin Ballkanik. Është një destinacion shumë tërheqës për shkak të pasurisë natyrore, lehtësimit të qasjes si nga toka, ashtu edhe nga deti, dhe për shkak se kushtet përmbushin të gjitha llojet e turizmit për gjatë gjithë vitit. Deti, liqeni dhe malet janë të vendosura në një rreth 150 km dhe ofrojnë një larmi që mund të akomodojë shijet dhe dëshirat e të gjithë vizitorëve dhe turistëve.
- Sveti Stefan
Një nga vendet më të famshme dhe më prestigjoze në Malin e Zi është Sveti Stefan. Ndodhet vetëm 15 me makina larg nga Budva dhe është sigurisht një nga ikonat turistike të Malit të Zi. Pasi të vizitoni këtë vend të mrekullueshëm do të kuptoni dhe arsyen se pse Sophia Loren, Sylvester Stallone, Mbretëresha Elizabeth II por dhe shumë të tjerë të famshëm e zgjodhën Sveti Stefan si vendin e preferuar e tyre të preferuar për të kaluar pushimet.
V.Hydi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.