Armand Duka për ’60 minuta’: Ja kush janë dy ligjet që do ta bënin ekonominë e futbollit shqiptar konkurrues me atë evropian

Të ftuar në emisionin ’60 minuta’ për të folur mbi ekonominë dhe financat e futbollit shqiptar, sidomos pas pandemisë, ishin Z. Duka, presidenti i FSHF, Z.Gjici, kryetari i Bashkisë Kukës dhe Z. Sulozeqi, gazetar i Panorama Sport.
Presidenti i FSHF, Z. Duka ka theksuar se FSHF ka qenë ndër të vetmet që ka dhënë “pagë lufte” për punonjësit e futbollit përgjatë pandemisë. I pyetur mbi impaktin që ka qeveria në futbollin shqiptar, ai është shprehur se politikbërja duhet t’i japë më shumë rëndësi futbollit dhe mekanizmave juridik për ta kthyer këtë sport në një biznes fitimprurës. Z. Duka është shprehur se fillimisht duhet që futbolli dhe axhenda financiare e tij të futet në procesin e formalizimit të plotë, përfshirë pagat, të ardhurat nga tatimet dhe sigurimet. Më tej ai ka thënë se këtë periudhë taksat minimalisht duhet të ulen, ose më mirë akoma të zerohen fare, për t’i lënë klubeve një frymëmarrje të lirë. Tatimi mbi vlerën e shtuar të infrastrukturën sportive duhet bërë njësoj si me turizmin, ndërsa ligji për sponsorizmiet duhet njësohet me atë evropian. “Nëse bëhen këto dy gjera, Shqipëria është pretendente e rëndësishme për kampionatet evropiane, pasi futbolli shqiptar do të bëhet ekonomikisht rentabël.”
Infrastruktura sportive në Shqipëri nuk do t’i ndalohen investimet për shkak të pandemisë ka thënë Z.Duka. Më tej ai i ka bërë thirrje qeverisë që ajo të mbështesë më shumë investimet në infrastrukturë, pasi është e pazakontë, edhe pse FSHF e ka bërë, që një federatë futbolli të marrë përsipër të gjitha investimet në infrastrukturë. “Qeveria nuk ka mbështetur shumë infrastrukturën, asnjë qeveri shqiptare këto 30 vite,” ka thënë Z.Duka.
“Vetëm në Tiranë na duhen 50 fusha futbolli, nga 8 që janë!” Investimet dhe mbështetja nga qeveria duhet të shtohen, ka theksuar Z.Duka. Sa i përket pasjes së një stadiumi të mirë e të madh në qytetet jugore të Shqipërisë, Z. Duka ka shprehur se ekziston një marrëveshje me Bashkinë e Fierit, për financim me pjesë të barabarta. Gjithashtu kemi dhe diskutime për një stadium të ri në qytetin e Vlorës, ka konkluduar presidenti i FSHF.
D.B – SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.