Armiqësia e SHBA-ve ndaj OBSH-së shkatërron deklaratën G20-ës për forcimin e mandatit të institucionit
Armiqësia e SHBA ndaj Organizatës Botërore të Shëndetit shkatërroi botimin e një komunikate nga ministrat e shëndetësisë të G20 të Dielën që do të angazhuoheshin për forcimin e mandatit të OBSH në koordinimin e një përgjigje ndaj pandemisë globale të koronavirusit.
Në vend të një deklarate të gjatë me paragrafë, udhëheqësit në vend të kësaj lëshuan një deklaratë të shkurtër duke thënë se boshllëqet ekzistonin në mënyrën sesi bota merrej me pandemitë.
Mosarritja e një deklarate do të nënvizojë shkallën në të cilën pandemia është bërë një teatër për një mosmarrëveshje më të gjerë globale midis SH.B.A. dhe Kinës, në të cilën shtetet e tjera të kombeve po e gjejnë veten gjithnjë e më shumë të detyruar për të marrë palë.
Donald Trump ka pezulluar pagesat e SH.B.A.-së ndaj OBSH-së në protestë ndaj asaj që ai e konsideron si qasjen e përqendruar në Kinë, e reflektuar – sipas mendimit të tij – nga dështimi i saj për të sfiduar Kinën sa duhet mbi origjinën e shpërthimit Covid-19.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.