Arrestohen dy policë të Rinasit – Ndihmonin personat të kalonin kufirin
Dy punonjës të policisë, me shërbim në komisariatin e Rinasit janë vënë në pranga nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda.
Arrestimi i shtetasve A.D dhe E.Ll erdhi pas një hetimi disamujor, pasi dyshoheshin se ishin të përfshirë në veprimtari ligjore si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, duke ndihmuar persona të ndryshëm për kalimin e kufirit.
‘Ndihmë për kalim të paligjshme të kufijve’ dhe Grup i strukturuar kriminal’ janë edhe akuzat e ngritura ndaj tyre, ndërsa hetimet për dy efektivët e policisë po vijojnë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.