Arrestohen në flagrancë 3 punonjës të Hetimit Tatimor- Tiranë! Favorizuan subjektin tregtar për shmangien e gjobës
Specialistët e Seksionit për Krimin Ekonomik-Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, kanë finalizuar operacionin e koduar “Pritja” si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
-M. H., 30 vjeç, banues në Tiranë,
-A. K., 28 vjeç, banues në Durrës,
-I. V., 28 vjeç, banues në Durrës, të tre me detyrë punonjës të Hetimit Tatimor pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve Tiranë.
“Këta punonjës në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën, pasi kundrejt një shume prej 30.000 lekë, kanë favorizuar një subjekt tregtar në qytetin e Korçës, duke i shmangur masën administrative” njofton Policia. Ndërkohë hetimet janë në vijim ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.