Arrestohet emigranti shqiptar. I ofroi 50 euro rryshfet policisë rrugore në Thumanë-Milot (VIDEO)
Policia e Shtetit njofton arrestimin në flagrancë të një drejtuesi automjeti, 19 vjeçar, banues në Firence, Itali, i cili i ofroi ryshfet punonjësit të Policisë Rrugore, me qëllim shmangien e masës administrative.
“Ky shtetas në aksin rrugor Thumanë – Milot, ka shkelur rregullat e qarkullimit rrugor duke drejtuar mjetin e tij tej normave të lejuara të shpejtësisë, konstatuar nga agjenti verifikues me Radar, dhe gjatë momentit të ndalimit i ka ofruar punonjësit të Policisë Rrugore së bashku me dokumentacionin një kartëmonedhë të prerjes 50 euro, me qëllim shmangien e masës administrative” njofton Policia.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal.
SCAN
Policia Rrugore e Lezhës godet një tjetër rast të mitëdhënies.Arrestohet në flagrancë drejtuesi i automjetit, shtetasi A. L., 19 vjeç, banues në Firence, Itali, i cili i ofroi ryshfet punonjësit të Policisë Rrugore, me qëllim shmangien e masës administrative.Ky shtetas në aksin rrugor Thumanë – Milot, ka shkelur rregullat e qarkullimit rrugor duke drejtuar mjetin e tij tej normave të lejuara të shpejtësisë, konstatuar nga agjenti verifikues me Radar, dhe gjatë momentit të ndalimit i ka ofruar punonjësit të Policisë Rrugore së bashku me dokumentacionin një kartëmonedhë të prerjes 50 euro, me qëllim shmangien e masës administrative.Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal.
Posted by Policia e Shtetit on Friday, August 2, 2019
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.