Arrihet marrëveshja e Google me autoritetet Ruse për Android-in
Gjigandi i motorit të kërkimit dhe Autoritetet Ruse të Konkurrencës nënshkruan një marrëveshje e cila do ti japë fund debateve të ashpra lidhur me Android-in në Rusi.
Tashmë Google nuk do të pengojë më instalimin e aplikacioneve nga rivalët, pasi vendosi të tërhiqet nga ekskluziviteti i aplikacioneve të tij në pajisjet Android në Rusi.
Pjesë e marrëveshjes ishte gjithashtu zhvillimi i mjeteve të duhura nga Google nëpërmjet të cilave përdoruesit do e kenë më të lehtë të ndryshojnë motorin kryesor të kërkimit në Android.
Në vitin 2015 Rusia doli kundër Google duke thënë se po përdorte pozitat dominuese për të imponuar instalimin e aplikacioneve të saj në pajisjet Android
Më pas në 2016-ën, Google u gjobit me 7.8 milion dollar.
E më në fund marrëveshja u arrit dhe u konfirmua nga motori i kërkimit.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.