ARRSH informon mbi situatën e akseve kombëtare
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se temperaturat në vend kanë qënë nën 0 gradë dhe pa reshje megjithatë situata sa i përket akseve kombëtare është në kontroll.
Sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar po vijon puna për shmangjen e ngricave dhe zgjerimin e akseve me prezencë bore, duke nisur shpërndarjen e kripës si një masë paraprake.
Ndër të tjera ARRSH i bën thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes, duke u pajisur me goma dimërore, si dhe të respektojnë sinjalistikën dhe të reduktojnë shpejtësinë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.