ARRSH informon për gjendjen e rrugëve/ Akset ku rekomandohet përdorimi i zinxhirëve
Autoriteti Rrugor Shqiptar informon mbi gjendjen e akseve kryesore në vend dhe mënyrën sesi duhet të qarkullojnë automjetet.
Referuar ARRSH-së, Rajoni Verior, aksi Qafë e Buallit-Krastë, u pastrua dhe qarkullohet normalisht. Në të gjitha akset e këtij rajoni qarkullimi kryhet pa zinxhirë.
Rajoni Qendror, përveç një pjese në segmentin Ura e Cerenecit-Steblevë e konkretisht në Qafë Dragalicë-Steblevë, ku rekomandohet përdorimi i zinxhirëve, në të gjitha akset e tjera qarkullimi vazhdon normalisht.
Ndërkohë, Rajoni Jugor nuk ka probleme me qarkullimin e mjeteve.
Në të gjitha akset e tjera të rjetit kombëtar, qarkullimi kryhet normalisht, pa zinxhirë.
Sipas ARRSH-së, të gjithë kontraktorët janë në gatishmëri për përballimin e çdo situate.
Ndërkohë, vijon puna për pastrimin e akseve dhe kriposjen në vendet ku ka ngrica dhe akull nga temperaturat e ulëta.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.