ARRSH kontratë për ndërtimin e sistemit RAMS – Platforma do të mbledh të dhëna mbi gjendjen e rrugëve

Nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë me dije se ka nënshkruar një kontratë me kompaninë fituese për ndërtimin e sistemit RAMS (sistemi i menaxhimit të aseteve rrugore).
Ky sistem është një platformë e teknologjisë së informacionit, që shërben për mbledhjen dhe administrimin e informacioneve dhe studimeve mbi gjendjen e aseteve rrugore, planifikon investimet në nivel seksioni, rrjeti dhe korridori.
Bazuar në kontratën e firmosur, sistemi RAMS do të jetë i instaluar, funksional dhe do të prodhojë raportet e para për gjendjen e aseteve rrugore, si dhe planifikimin e buxhetit për mirëmbajtjen e rrugëve
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.