ARRSH njoftim mbi gjendjen e akseve kombëtare – Ja rajonet ku duhet qarkulluar me zinxhirë
Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare Autoriteti rrugor Shqiptar ka njoftuar mbi gjendjen e akseve kombëtarë.
Në Rajonin Jugor ka përmirësim të situatës, kontraktorët kanë bërë pastrimin e plotë të akseve dhe qarkullimi i mjeteve kryhet normalisht.
Rajoni Qendror nuk ka probleme me qarkullimin. Rekomandohet që përdoruesit e mjeteve që kalojnë në segmentet Lunik-Steblevë dhe Krujë-Sarisallitik të pajisen me goma dimri ose zinxhirë.
Në Rajonin Verior reshjet kanë vazhduar me intensitet të lartë shoqëruar dhe me erë të fortë
Qarkullohet me zinxhirë në:
Peshkopi-Ushtelencë, Peshkopi-Qafë Drajë,
Urë Çerenecit-Klenjë, Trebisht-Doganë, Mjedë-Pukë-Fushë Arrëz, Fushë Arrëz-Qafë Mali-Kukës,
Qafë Mali- Fierzë, Qafë Bualli-Bulqizë-Peshkopi.
ARRSh ka njoftuar se po vazhdon puna për pastrimin e akseve. Drejtuesit e mjeteve duhet të tregohen të kujdesshëm, sidomos gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë në akset ku është e nevojshme, të reduktojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore .
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.