ARRSH – Njoftim për gjendjen pas rreshjeve të borës. Po punohet për pastrimin e akseve të bllokuara
Nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare, Autoriteti Rrugor Shqipëtar ka njoftuar se kontraktorët janë duke punuar për shpëndarjen e kripës dhe pastrimin me borëpastrueset për sigurimin e kalueshmerisë normale në të gjithe akset pasi gjatë natës gjithë territori është përfshirë nga reshje të dendura bore kryesisht në veri në vende si: Dibër, Tropojë, Peshkopi, Pukë, Kukës, Shkodër e pjesërisht në Lezhë.
- ARRSH njofton se në Qarkun e Dibrës trashësia e borës arrin në 40 cm.
- Në segmentet Kuben-Vasie, në pjesën fundore në lartësinë mbi 1000 m, te Kalaja e Dodës për shkak të ngricës dhe borës, që vazhdon me erë, rekomandohet përdorimi i zinxhireve.
- Në Qafë Dragalicë-Steblevë dhe Qafë Bualli-Krastë rekomandohet pjesërisht përdorimi i zinxhirëve.
- Në segmentet e Tropojës, në B. Curri-Valbonë trashësia e borës është 40 cm, qarkullimi kryhet pa zinxhirë.
- Në të gjitha segmentet e tjera, me gjithë reshjet e borës që vazhdojnë, po punohet nga kontraktorët dhe qarkullimi kryhet normalisht.
- Në këtë situatë rekomandohet që përdoruesit e mjeteve të lëvizin me kujdes, duke respektuar sinjalistikën rrugore dhe të ulin shpejtësinë për shkak të ngricave dhe lagështirës në rrugë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.