ARRSH njofton: Hapet kryqëzimi tek ish-Sheshi “Shqiponja”! Detajet
Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se në orën 19:30 këtë të premte do të bëhet hapja e kryqëzimit tek ish-Sheshi “Shqiponja”.
Sipas informacionit të publikuar hapja e sotme do të bëhet nën regjimin e semaforëve duke kompletuar kështu planin definitiv të menaxhimit të trafikut për nivelin zero.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.