Arsimi profesional, Klosi: Larg tregut të punës, kurrikul e re

Arsimi profesional është ende shumë larg pritshmërive dhe kërkesave të tregut të punës. Pavarësisht reformave të ndërmarra dhe fushatës së bërë në këtë drejtim, vetë ministri i Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi, pasqyron situatën, ku vetëm 19 për qind e të rinjve që ndjekin arsimin e mesëm, zgjedhin shkollat profesionale.
Ministri Klosi thekson se ka ende shumë për të bërë, që arsimi profesional të jetë më i kërkuar dhe të nxjerrë në treg nxënës të mirëkualifikuar.
Një hap tjetër në këtë drejtim është miratimi kurrikulës së re të arsimit profesional, sipas standardeve të Bashkimit Europian, e cila do t’i japë mundësi nxënësve në këtë sistem të jenë më konkurrues jo vetëm në tregun e brendshëm të punës, por edhe jashtë vendit. Në aktivitetin e mbajtur për këtë qëllim, me temë “Korniza shqiptare e kualifikimit” u detajuan kurrikulat e reja me të cilat do të funksionojë arsimi profesional në vend.
Elisabeta Dosku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.