Arsimi profesional “vuan” praktikën – Vetëm gjysma e nxënësve aftësohen në biznese
Ndërkohë që prej vitesh qeveria ka vendosur theksin tek shkollat profesionale si një mundësi e sigurt për integrimin në tregun e punës, duket se nxënësit kanë kapacitete të kufizuara për të kryer praktikat mësimore pranë bizneseve. Sipas të dhënave zyrtare, në të gjithë vendin janë 36 shkolla profesionale, ku këtë vit janë ulur në bankat e shkollës 16.268 nxënës. Sipas programit mësimor që ndjek arsimi profesional, më shumë se 30% e orëve të parashikuara në kurrikula, janë aftësim praktik, ku një pjesë e tyre e parashikuar të zhvillohen pranë bizneseve partnere.
Por sa biznese partnere kanë aktualisht këto institucione? Të dhënat zyrtare të pasqyruara në “Udhëzuesin për organizimin e mësimit në arsimin profesional në kushtet e pandemisë”, tregojnë se në total janë vetëm 2077 biznese partnere që ofrojnë mundësi paraktike për nxënësit, të cilët kanë pranuar 7261 për këtë vit aplikantë, për shkak të kapaciteteve të kufizuara që kanë. Si e tillë, më shumë se gjysma e nxënësve nuk arrijnë të aftësohen siç duhet duke bërë praktika në biznes dhe e kanë shumë më të vështirë integrimin në tregun e punës.
Elisabeta Dosku / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.