Artan Lame caktohet anëtar i Bordit të Hipotekave. Vendimi miratohet nga Këshilli i Ministrave
Artan Lame, kreu i Agjencisë së Legalizimit do të jetë anëtar i Bordit Drejtues të Zyrave të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.
Vendimi është miratuar nga Këshilli i Ministrave dhe përcakton se Lame do të jetë përfaqësues i Ministrisë së Drejtësisë në këtë bord.
Bordi drejtues i Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme kryesohet nga një përfaqësues i kryeministrit dhe ka në përbërje përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Financave.
Më herët, kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar krijimin e një strukture unike për pronën përmes bashkimit në një institucion të vetëm të Agjencisë së Legalizimeve, Hipotekave dhe Agjencisë së Trajtimit të Pronës.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.