Artan Lame prezantohet zyrtarisht si drejtues i Agjencisë së Kadastrës! Paralajmërohet reformë thelbësore
Artan Lame është prezantuar zyrtarisht si drejtues i Agjencisë së Kadastrës, institucionit të ri të krijuar nga shkrirja e Hipotekave me Legalizimet. Në ceremoninë e prezantimit, zëvëndëskryeministri Erion Braçe ka bërë apel që qytetarët të marrin shërbimet e legalizimit apo certifikatës së pronësisë pa paguar asgjë.
“Mos paguani asgjë që që nesër mund t’u kthehet në vepër penale” tha Braçe në fjalën e tij.
Sa i përket procesit të ri, Braçe tha se certifikimi i pronave është prioritet i qeverisë dhe se do të ndjekë personalisht ecurinë e institucionit të ri të krijuar.
Ndërsa kreu i ri i Agjencisë së Kadastrës, Artan Lame paralajmëroi një reformë thelbësore për çështjen e regjistrimit të pronës në Shqipëri.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.