Artikulli 50 – May do të njoftojë largimin të mërkurën tjetër

Kryeministrja Britanike Theresa May do të njoftojë zyrtarisht Bashkimin Europian të mërkurën e ardhshme se Britania e Madhe do të largohet nga unioni.
Ambasadori i Britanisë në Bashkimin Europian, Sir Tim Barrow njoftoi të hënën Këshillin e Europës, të drejtuar nga Donald Tusk, si datë të komunikimit të largimit, 29 marsin.
Lëvizja e pritur, vjen nëntë muaj pasi në referendumin popullor “Brexit” u vendos me 51.9% të votave pro dhe 48.1% kundër për largimin e nga BE.
Deri në njoftimin e BE-së për një largim, diskutimet për kushtet e largimit dhe marrëdhëniet e ardhshme janë të ndaluara nga artikulli 50.
Nëse bisedimet shkojnë sipas parashikimeve dhe arrihet një marrëveshje për largimin, Brexit pritet të ndodhë në Mars 2019.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.