Asda, Morrisons dhe Sainsbury redukton çmimet e naftës nga 2p për litër
Tre karburantet më të mëdhenj, Asda, Morrison dhe Sainsbury ka njoftuar se do të reduktojë çmimin e benzinës deri në 2p për litër. Asda, Morrisons dhe Sainsbury e bënë këtë veprim pasi shitësit e karburanteve u akuzuan se nuk mund të mbulonin shpenzimet e larta të shitjes me shumicë.
Gjatë gjashtë muajve të fundit, kostoja e mbushjes me karburant së një makine tipike 55 litërshe qoftë me benzinë apo naftë është rritur me rreth 6 Paund. Kostoja mesatare e karburantit në pikat e karburanteve në Mbretërinë e Bashkuar qëndron në 1.30 paund benzinë për litër, sipas shifrave të reja të Qeverisë.
Pronarët e automjeteve me naftë janë goditur nga rritja e çmimit të karburantit për 18 javë rresht, duke arritur një mesatare prej £ 1.37 për litër. Zëdhënësi i karburantit AA Luke Bosdet tha se ai “e pa këtë fakt me pesimizëm” pasi çmimet e pompës së benzinës u “pakësuan nga një qindarkë” muajin e kaluar përkundër çmimit me shumicë duke pasur një rënie me 4 pikë për litër.
Ky është reduktimi i dytë i çmimit të naftës Asda në më pak se dy javë. Blerësi më i madh i pikave të karburanteve, Dave Tyrer, tha: “Çmimi ynë i ri kombëtar i çmimeve prej 122.7 p për litër do të mirëpritet nga miliona shoferë në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.
Zvogëlimi i mëtejshëm i tregut të shitjes me shumicë nënkupton se ne jemi në gjendje për të ulur çmimet përsëri, duke parë që çmimi ynë i naftës apo benzinës pa plumb ka rënë deri në 5p për litër gjatë dy javëve”, u shpreh Tyrer për The Independent.
Ada Xhagolli/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.