Asgjësohen rreth 13 ton produkte ushqimore – AKU shton kontrollet dhe monitorimet në të gjithë vendin
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka kryer 495 inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit.
Sipas njoftimit gjatë kontrolleve zyrtare për garantimin e sigurisë ushqimore në operatorë të biznesit janë dhënë 16 masa me paralajmërim përgjithësisht për rinovim të librezave shëndetësore, rinovim të analizave të ujit dhe planit DDD.
AKU bën me dije se referuar Planit të Marrjes së Mostrave janë marrë 20 mostra në monitorim të produktit qumësht si dhe gjithashtu me kërkesë të vetë subjektit janë asgjësuar një sasi prej 12.953 ton produkte ushqimore.
AKU si pjesë e Task-Forcës vijon me monitorimet në të gjitha kategoritë e bizneseve për zbatim të protokolleve si dhe ka kryer inspektime dhe monitorime dhe ka këshilluar 440 qytetarë për mbajtjen e maskës në zbatim të protokolleve të sigurisë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.