‘Askush nuk po bëhet i pasur’ – Kosova pezullon lojërat e fatit
Kosova, ashtu sikurse edhe vendi ynë, ka ndjekur të njëjtën rrugë për sa i përket basteve dhe lojërave të fatit.
Parlamenti i Kosovës ka votuar për të pezulluar të gjitha kazinotë dhe pikat e basteve si edhe për të rritur kontrollin mbi ta.
Arsyeja pse sipas parlamentit është sepse “askush nuk po bëhet i pasur” nga përdorimi i tyre. Sesioni i jashtëzakonshëm i parlamentit votoi 74-0 për një rezolutë që pezullon aktivitetin e tyre deri sa të miratohet një projekt-ligj që qeveria do të përgatisë brenda 30 ditësh. Megjithatë nuk u tha se çfarë do të ndryshojë ligji i ri.
Avdullah Hoti, një politikan me partinë e Lidhjes Demokratike të Kosovës, i cili propozoi rezolutën, tha se “lojërat e basteve kanë grabitur qytetarët dhe askush nuk është bërë i pasur me bizneset e pikave të basteve.” Në 2018, doganat fituan 16 milionë euro nga pajisjet e importuara për kazinotë dhe pikat e basteve.
Burimi: AP
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.