Asnjë humbje jete nga Covid / Sa është numri i të infektuarve në 24 orët e fundit?

Sipas njoftimit nga Ministria e Shëndetësisë, në 24 orët e fundit janë kryer 4024 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19 dy qytetarë: 1 rast në Shkodër, 1 në Durrës.
Aktualisht janë 53 pacientë aktivë me COVID19.
Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 2 pacientë.
Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.
Janë shëruar 5 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,014 që nga fillimi i epidemisë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.