‘Asnjë optimizëm’: Kancelari austriak zhgënjehet nga bisedimet ballë për ballë me Putin!

Kancelari austriak Karl Nehammer tha se i kërkoi Vladimir Putin t’i jepte fund luftës në Ukrainë në një takim ballë për ballë të hënën. Nehammer është lideri i parë i BE-së që takohet me presidentin rus në Moskë që nga fillimi i pushtimit.
Kancelari përshkroi bisedime “shumë të drejtpërdrejta, të hapura dhe të vështira” në një deklaratë nga zyra e tij pas takimit. “Nuk kam përshtypje optimiste që mund t’ju sjell nga kjo bisedë me presidentin Putin”, tha ai.
Ofensiva padyshim që po përgatitet masivisht, por edhe përkushtimi i qartë se nevojitet akses i qëndrueshëm i kryqit të kuq ndërkombëtar. Nehammer shtoi se mesazhi i tij kryesor për Putin ishte se “kjo luftë duhet të përfundojë sepse në luftë të dyja palët mund të humbasin”.
Nehammer i tha Putin se ata që janë përgjegjës për krimet e luftës në Bucha, qyteti ukrainas jashtë Kievit, ku trupat e pajetë u gjetën në varreza masive dhe në rrugë dhe gjetkë, do të “dalin para përgjegjësisë”. Ai theksoi gjithashtu nevojën për korridore humanitare në mënyrë që civilët e bllokuar në qytetet e rrethuara të kenë akses në ushqim dhe ujë, sipas deklaratës.
Në një konferencë për shtyp, Nehammer tha se bisedimet ballë për ballë “duke diskutuar tmerret e luftës” mund të kenë një ndikim më të madh në terma afatgjatë, por se ai u largua pa shumë optimizëm për përfundimin e luftës së shpejti.
Austria ka mbështetur sanksionet e BE-së, por është ushtarakisht neutrale dhe jo anëtare e NATO-s. Nehammer shkroi në Twitter përpara takimit se vendi ka një qëndrim të qartë për “luftën e agresionit rus kundër Ukrainës. Ajo duhet të ndalet”.
Nehammer tha se i tha Putin se BE-ja është “aq e bashkuar sa kurrë ndonjëherë” për çështjen e sanksioneve dhe se këto do të mbeten në fuqi – dhe madje mund të forcohen – për sa kohë që ukrainasit vazhdojnë të vdesin.
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.