Asnjë rast koronavirusi në Kosovë. Por Albin Kurti merr masa të forta: Ndalohet mësimi, pezullohen fluturimet, mbyllen klubet e restorantet
Qeveria e Kosovës ka vendosur për ndërprerjen e procesit mësimor në të gjitha shkollat e Kosovës për shkak të përhapjes së koronavirusit në vendet fqinje.
RTK raporton se në mbledhjen e jashtëzakonshme, qeveria ka vendosur që procesi mësimor të pezullohet deri në 27 mars 2020. Po ashtu është marrë vendim edhe për vetë-karantim të të gjithë personave që hyjnë në Kosovë nga vendet që është përhapur koronavirusi. Po ashtu. pezullimi i linjave ajrore.
“Përkeqësimi i situatës në Itali, Gjermani e Zvicër, raportimi për përhapje të koronavirusit në vendet fqinjë ka shkaktuar panik në vend. Në Kosovë akoma nuk kemi asnjë të konfirmuar më koronavirus. Por pavarësisht kësaj komitet në mbledhje e jashtëzakonshme ka vendos që të marren masa paraprake. Ndër këto masa janë: ndërprerja e procesit mesimorë në të gjitha nivelet deri me 27 mars 2020. Pezullimi i linjave ajrore. Kontrolli kufitarë në të gjitha pikat kufitarë. Vetëkarantim i detyruar i të gjithë qytetarëve të Kosovës që hyjn nga vendet e prekura. Të gjitha aktivitetet publike do të zhvillohen të mbyllura pa praninë e publikut. Ndalohet veprimtaria e klubeve të natëa, palestrave pas orës 19:00. Të gjitha institucionet privatë e publike të marrin masa me dezinfektim për parandalimin e virusit”, tha Vitia, raporton RTK.
Ndërkohë deri më tani të gjitha rastet e dyshuara për koronavisurs në QKUK kanë rezultuar negative.
Organizata Botërore e Shëndetësisë pak orë më parë e ka shpallur si pandemi koronavirusi.
Më poshtë mund t’i lexoni të gjitha masat që ka aprovuar qeveria e Kosovës si parandalim për koronavirusin:
Ndërmarrja e procesit edukativo arsimor dhe institucioneve arsimore publike dhe private në të gjitha nivelet deri më 27 mars 2020.
Pezullohet përkohësisht linja e udhëtimit ajror dhe tokësor.
Kontroll i detyruar i udhëtarëve nga ekipet mjekësore të QKMF’vë në të gjitha hyrjet dhe daljet e Kosovës me mbështetje të PK-së.
Vetëkarantim i detyruar për të gjithë qytetarët që hyjnë në Kosovë nga zonat epidemike me rrezik të lartë dhe të mesëm.
Aktivititetet publike dhe jo publike mund të zhvillohen të mbyllura pa praninë e publikut.
Të ndalohet veprimtaria e restoranteve, klubeve të natës, palestrave, pishinave pas orës 23:00.
Të ndalohet eksporti i pajisjeve, materialeve dhe medikamenteve mjekësore nga ana e operatorëve ekonomik dhe prodhuesve, përveç me Vendim të Qeverisë.
Të gjitha institucionet qeveritare, si dhe ndërmarrjet publike dhe private detyrohen të ndërmarrin masa për mbrojtje dhe dezinfektim në të gjitha institucionet sipas udhëzimeve nga Ministria e Shëndetësisë, të cilat kanë të bëjnë me masat e përforcuara higjienike.
Të gjitha ndërmarrjet publike dhe kompanitë privatë që kryejnë transport publik të udhëtarëve, detyrohen të bëjnë dezinfektim të rregullt të mjeteve transportuese.
Të ndalohet transporti i organizuar ndërkombëtar (autobus, minibus dhe të ngjashme) drejt vendeve me rrezik të lartë dhe anasjelltas.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.