AstraZeneca do bashkëpunojë me Rusinë / Pritet të kombinojë vaksinën me Sputnik V, për të rritur efektshmërinë

Gjiganti i farmaceutikës AstraZeneca deklaroi se do të nisë së shpejti të bashkëpunojë me Rusinë, për të parë nëse 2 vaksinat e koronavirusit mund të kombinohen me sukses. Lajmërimi vjen pasi zhvilluesit e vaksinës Sputnik V i’u drejtuan AstraZeneca në Tëitter në fund të muajit të kaluar, duke e pyetur nëse duhen kombinuar 2 vaksinat e bazuar tek gripi i zakonshëm, për të nxitur efikasitetin.
Fondi i pasurisë sovrane në Rusi, që ka financuar zhvillimin e Sputnik V, deklaroi se provat klinike të vaksinës së AstraZeneca në bashkëpunim më Sputnik V, do të nisin në fund të muajit. “Mundësia për të bashkuar 2 vaksina të ndryshme të Covid-19 mund të ndihmojë në përmirësimin e mbrojtjtes apo aksesueshmërinë. Për rrjedhojë është e rëndësishme të kërkohen disa kombinime të vaksinave për të bërë programet e imunizimit më fleksibël:- deklaroi AstraZeneca, duke shtuar se bashkimi i vaksinave mund të bëjë që imuniteti të zgjasë më shumë. Vaksina e firmës britanike, e prodhuar me Universitetin e Oksfordit, është një prej disa injeksioneve që kërkon të sigurojë miratim nga rregullatorët.
Deri më tani, mbi 69 milionë njerëz kanë marrë koronavirusin në të gjithë botën, me 1.58 milionë vdekje të lidhura me sëmundjen. Të dhënat në revistën prestigjoze Lancet, treguan këtë javë se vaksina e AstraZeneca ka një efektshmëri mesatare prej 70.4%, bazuar tek provat e fazës së fundit. Rusia ka pohuar se Sputnik V është mbi 90% efektive në parandalimin e koronavirusit.
Klevis Llaha – SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.