AstraZeneca nxjerr ilaçin ‘kokteil’ që lufton Covid -19 dhe krijon mbrojtje të menjëhershme – Britania nis testimet
Në Britani po testohet një ilaç që krijon imunitet të menjëhershëm nga Covid! Shkencëtarët britanikë po eksperimentojnë për një ilaç të ri që mund të ndihmojë në frenimin e përhapjes së virusit Covid-19 në trupin e njeriut.
Media si ‘The Guardian dhe ‘Ansa’ raportojnë se ilaçi, nëse i kalon të gjitha testimet, mund të krijojë një imunitet të menjëhershëm ndaj virusit dhe mund të përdoret si ndërhyrje emergjente për pacientët që janë në spital apo për kategoritë në rrezik. Ilaçi është zhvilluar nga ‘University College London Hospital (Uclh)’ dhe AstraZeneca.
Skuadra e shkencëtarëve shpreson se studimi të tregojë që ‘kokteili’ i antitrupave të krijojë mbrojtje nga koronavirusi për një periudhë nga 6 deri në 12 muaj. Nëse aprovohet nga autoritetet shëndetësore, atëherë ilaçi do t’u jepet atyre që janë prekur nga virusi në 8 ditët e mëparshme. Ilaçi, sipas mediave, mund të jetë i disponueshëm në muajt mars ose prill.
Mbrojtja e menjëhershme që ilaçi premton, sipas “The Guardian”, mund të luajë një rol të rëndësishëm në reduktimin e ndikimit të virusit deri kur të përfundojë terësisht procesi i vaksinimit. Pra, ky ilaç, në thelb pritet t’i japë zgjidhje problematikës që mund të krijohjë vonesa në shpërndarjen e vaksinës apo vonesa që vaksina ka për krijimin e antitrupave tek ata që janë vaksinuar.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.