Athinë, bora më e madhe në 12 vite / Stuhia e rrallë godet vendin nga e hëna në të enjten. Ndërpret energjinë
Një stuhi bore e rrallë ka goditur Athinën nga e Hëna deri ditën e Enjte, duke sjellë ndërprerje në masë të energjisë në qytet dhe ndikuar dhjetëra mijëra banorë. Stuhia e borës, e etiketuar si një prej kushteve më të këqija të motit në vitet e fundit nga ekspertët, shënoi rënien më të madhe të borës në vend në 12 vite.
Kjo la mbi 70,000 familje dhe biznese pa energji elektrike në Athinë, ndërkohë që operatorët e rrjeteve po e riparojnë me urgjencë. Deri ditën e Enjte, rreth 45,000 familjeve iu rikthye energjia.
Sipas raportimeve, ndërprerja e energjisë ishte shkaktuar kryesisht nga rënia e pemëve që ka dëmtuar linjat e kabllove. Në rajonin e Atikës, ku ndodhet kryeqyteti, mbi 600 linja të energjisë ishin dëmtuar nga stuhia e borës. Jeta e përditshme e banorëve është ndikuar gjithashtu, sipas shërbimit kombëtar të zjarrfikëseve, pasi thirrjet për ndihmë kaluan 2,286 nga e Hëna deri ditën e Enjte. Ndër telefonatat, 1,770 ishin bërë për pastrimin e objekteve penguese dhe prerjen e pemëve të rrezikshme. Pjesa tjetër ishte nga shoferët, që çonin pacientët në spitale.
Pavarësisht se banorët u bllokuan në shtëpi, bora ndihmoi në një farë mënyre në përpjekjen për të parandaluar Covid-19. “Njerëzit duhet të qëndrojnë në shtëpi, nuk mund të dalin për ecje. Se di nëse kjo do jetë gjë e mirë për kontrollin e epidemisë”- tha Stefanos, një banor.
Klevis Llaha – SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.