ATK gjobit me 61 mijë euro subjektet e lojërave të fatit për muajin mars

61 mijë euro gjoba dhe dhjetëra subjekte të mbyllura të lojërave të fatit është bilanci i muajit mars. Administrata Tatimore e Kosovës prej disa muaj vazhdon monitorimin e subjekteve që ushtrojnë lojërat e fatit, duke trajtuar rastet kur ushtrohet kjo veprimtari në kundërshti me ligjin.
“Gjatë muajit Mars 2018 veprimtaritë e lojërave të fatit të cilat kanë operuar në kundërshtim me ligjin përkatës, janë ndëshkuar me gjoba në vlerën 61,000 euro, po ashtu janë vendos shirita mbyllës dhe janë konfiskuar pajisje elektronike, për disa subjekte të lojërave të fatit nga qyteti i Prishtinës, Prizrenit, Vitisë, Klinës, Deçanit dhe Gjilanit”, thuhet në njoftimin e ATK.
Drejtoria e Lojërave të Fatit do të vazhdoj aksionin edhe në qytete të tjera, ndërsa kërkon bashkëpunimin e qytetarëve.
E.Z/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.