Atleti shqiptar Izmir Smajlaj shpallet Kampion Europe në Beograd. Kryeministri Rama: Faleminderit nga zemra kampion

Izmir Smajlaj, atleti shqiptar ka triumfuar në Beograd, duke u shpallur Kampion Europe në disiplinën kërcim së gjati. Atleti shqiptar me distancën e arritur 8.08 metra, theu edhe rekordin kombëtar.
Smajlaj, në hedhjen e parë kërceu 7,81 metra, megjithatë e rregulloi gjithçka me hedhjen e dytë, ku realizoi gjatësinë 8,08 metra, një rekord i ri kombëtar, duke thyer atë që kishte vendosur vetëm pak ditë më parë.
Pas fitores së tij, të shumta kanë qenë urimet në rrjetet sociale. Kështu, pak më parë ka reaguar kryeministri i vendit Edi Rama ku në një postim në Facebook shkruan se:
“Faaaan – taaaaa- stiiiiik!…. Izmir Smaljlaj, kampioni i parë europian në historinë e atletikës shqiptare, ngre në këmbë stadiumin e Beogradit, nën tingujt e himnit tonë kombëtar. Faleminderit nga zemra kampion” shkruan Rama.
Faaaan – taaaaa- stiiiiik!….Izmir SMAJLAJ, kampioni i parë europian në historinë e atletikës shqiptare, ngre në këmbë stadiumin e Beogradit nën tingujt e himnit tonë kombëtar?FALEMINDERIT NGA ZEMRA KAMPION?????
Posted by Edi Rama on Sunday, March 5, 2017
Nga ana tjetër kreu i FSHF, Armand Duka ka shprehur urimet për atletin Smajlaj.
“FSHF dhe personalisht vetë Presidenti Armand Duka i përcjellin urimet më të mira atletit të shkëlqyer shkodran Izmir Smajalaj, për triumfin e tij arritur në Beograd. Kampion Europe dhe një tjetër vlerë e shtuar në imazhin botëror për vendin tone nga një sportist shqiptar. Urimet më të mira për vetë Izmirin, trajnerin dhe Presidentin e FSHA, Gjergj Rruli”, thuhet në njoftimin e FSHF-së.
ARMAND DUKA: URIME KAMPIONIT TE EUROPES, IZMIR SMAJLAJ!FSHF dhe personalisht vete Presidenti Armand DUKA i percjellin…
Posted by Federata Shqiptare E Futbollit on Saturday, March 4, 2017
Osman Dedja/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.