AT&T shkëput biznesin e medias / Bashkon “HBO” dhe “Warner Bros” me “Discovery” për 43 mld USD

AT&T, pronari i studiove HBO dhe Warner Bros, dhe Dicovery, që mban rrjete televizionit, deklaruan se do të bashkojnë asetet për të krijuar një gjigant botëror të medias dhe zbavitjes. Preisdenti i Discovery, David Zaslav, do të drejtojë kompaninë e re të propozuar, që do bashkojë një nga studiot më të fuqishme të Hollywood-it, që përfshin seritë Harry Potter dhe Batman, me shfaqjet e Discovery Channel. Kompania e re, emri i të cilës do publikohet javën e ardhshme, do të zotërohet në 71% nga aksionarët e AT&T dhe 29% nga Discovery. Lëvizja shënon largimin e konglomeratit të medias Time Warner, që AT&T e bleu për 108 miliardë dollarë, ndërkohë që kompania e pranon se shikueshmëria është zhvendosur në internet, ku duhen përmasa të mëdha për të konkurruar me Netflix dhe Walt Disney. AT&T do përfitojë 43 miliardë dollarë pa taksa nga shkëputja e aktiveve mediatike, kryesisht në cash dhe pjesërisht nëpërmjet reduktimit të malit të borxhit prej 160.7 miliardë dollarë. Nëpërmjet blerjes së Time Warner, AT&T synonte të krijonte një superfuqi të medias dhe telekomit, duke bashkuar përmbajtjen dhe shpërndarjen. Megjithatë, kjo rezultoi një strategji e kushtueshme.
Klevis Llaha – SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.