Auditimi mjedisor – Leskaj: Progres minimal, ministria të realizojë aktet nënligjore
Shqipëria ka bërë një progres minimal për të shmangur ndotjen e mjedisit. Ky është rezultati i auditimit mjedisor gjatë katër viteve të fundit nga grupi i punës së organizatës së EUROSAI-t.
Gjatë takimit vjetor kreu i kontrollit të Lartë të shtetit Bujar Leskaj theksoi rrezikun serioz për qytetarët nëse ndotja e mjedisit do të vijoj me ritmin aktual. Ai i kërkoi ministrisë së mjedisit të realizojë aktet nënligjore përkatëse.
Me tej Leskaj u shpreh optimist për të ardhmen e auditimeve mjedisore në vend.
Ky është takimi i 15 vjetor i cili u fokusua në zhvillimin e terrenit dhe politikat pro mjedisit në 4 vitet e fundit.
Nertila Doko/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.