Australia vendos të eliminojë kancerin e qafës së mitrës deri në vitin 2028

Australia është vendi i parë që vendos të eliminojë kancerin e qafës së mitrës, i ndihmuar nga programet e vaksinimit dhe të kontrollit kombëtar, sipas një studimi. Vendi është në rrugën e duhur në përmbushjen e disa rasteve të reja për 100.000 gra çdo vit, duke eliminuar efektivisht kancerin deri në vitin 2028, thotë studimi.
Kanceri mund të klasifikohet si “i rrallë” që në fillim të vitit 2022, duke përmbushur një prag prej gjashtë rasteve të reja për 100,000 dhe shkalla e vdekjeve për shkak të sëmundjes vdekjeprurëse pritet të bjerë për 100,000 gra deri në vitin 2034. “Ky është një lajm dhe arritje mjaft e madhe për gratë anembanë Australisë”, tha profesor Karen Canfell, drejtor i kërkimit në Këshillin e Kancerit NSW, organizata e të cilit udhëhoqi studimin.
“Ne kemi udhëhequr rrugën në kontrollin e kancerit të qafës së mitrës për shumë vite dhe ne do të ndajmë hulumtimet dhe qasjet tona me pjesën tjetër të botës në mënyrë që të parandalojmë këtë sëmundje vdekjeprurëse”. Rreth 99.7% e rasteve të kancerit të qafës së mitrës janë shkaktuar nga infeksioni me Papillomavirusin e Njeriut (HPV), një grup virusesh që përhapen përmes marrëdhënieve seksuale.
Australia ishte një nga vendet e para e cila fut një program kombëtar për vaksinimin e HPV për vajzat në vitin 2007 dhe që atëherë është zgjeruar për të arritur një progres të madh në vaksinimin e të dyjave gjinitë, sipas studimit.
Programi Kombëtar i ekzaminimit të qafës së mitrës filloi në vitin 1991. Në studimin e tyre të ri, hulumtuesit në Këshillin e Kancerit NSW modeluan të dhëna mbi vaksinimin e HPV, historinë natyrore të sëmundjes dhe shqyrtimin e qafës së mitrës për të vlerësuar incidencën e moshës së kancerit të qafës së mitrës në Australi nga viti 2015 e deri në 2021.
Aktualisht, Australia raporton shtatë raste të kancerit të qafës së mitrës për 100,000 gra, sipas studimit. Përveç eliminimit të sëmundjes brenda 20 vjetëve, të dhënat treguan se incidenca vjetore e kancerit të qafës së mitrës do të ulet dhe do të mbetet në më pak se një rast për 100,000 gra, nëse ekzaminimi për HPV çdo pesë vjet mund të vazhdojë edhe për sa kohë që njerëzve u është ofruar vaksina .
“Ka avancime të vazhdueshme në parandalimin e kancerit të qafës së mitrës dhe Australia ka qenë përpara Mbretërisë së Bashkuar në miratimin e shumë prej tyre, kjo do të thotë se ata janë në rrugën e duhur për të eliminuar kancerin e qafës së mitrës”, tha Robert Music, Drejtor kryesor i Jo’s Cancer Cervical Trust në Mbretërinë e Bashkuar. Music shtoi se po shihet mjaft progres në Mbretërinë e Madhe.
Studimi për kancerin në Britaninë e Madhe ka regjistruar rreth 3,126 raste të reja për 100,000 gra në Britaninë e Madhe gjatë vitit 2015, duke e bërë atë kanceri i 4 më i zakonshëm në vend për femrat. Australia u quajt “kontrabandist global në parandalimin e kancerit të qafës së mitrës” në studim. Vendi ka tashmë një nga rastet më të ultë të kancerit të qafës së mitrës dhe vdekjeve për shkak të sëmundjes, sipas studimit.
Pas prezantimit të Programit Kombëtar të Kontrollit të Qafës së mitrës në vitin 1991, numri i grave më të vjetra se 25 vjeç, duke u diagnostikuar me kancer të qafës së mitrës ka rënë nga të paktën 50% deri në vitin 2010, u zbulua në studim.
Ian Frazer, profesor në Universitetin e Queensland, i cili udhëhoqi studimin, tha: “Ne kemi ndërmarrë hapa të mëdhenj përpara me vaksinimin HPV dhe me futjen e programit të ri të shqyrtimit dhe tani ky hulumtim i ri i Këshillit të Kancerit parashikon që ne do të jemi vendi i parë në botë për të arritur eliminimin e kancerit të qafës së mitrës “.
Iacopo Baussano dhe Freddie Bray i Agjencisë Ndërkombëtare për Kërkimin mbi Kancerin në Francë u shprehën në një koment: “Qasja në modele dhe të dhëna me cilësi të lartë janë çelësi për t’u mundësuar vendeve të planifikojnë dhe të kontrollojnë në mënyrë efektive problemet shëndetësore në përgjithësi dhe në rregullimin e veprimeve parandaluese që një ditë do të çojnë në eliminimin global të kancerit të qafës së mitrës si një problem i madh për shëndetin publik”.
Kanceri i qafës së mitrës diagnostikoi më shumë se gjysmë milioni gra çdo vit dhe kjo sëmundje vret një milion gra çdo vit, kryesisht në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Është kanceri i katërt më i zakonshëm që prek gratë në mbarë botën.
Ada Xhagolli/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.