Austria flet “shqip” – Ambasadori: Palët politike, marrëveshje për krizën

Kriza politike duket se është kthyer në një gangrenë e cila çdo ditë shton zërat që bëjnë thirrje për gjetjen e një zgjidhjeje. Këtyre zërave ju shtua këtë të mërkurë edhe ambasadori i Austrisë në Shqipëri Johan Sattler, i cili preferoi që vetëm këtë pjesë ta jepte në shqip
“Sot është një ditë shpresëplotë për Shqipërinë, si fillim ende mbajmë shpresë që të arrihet një marrëveshje në sferën politike, në lidhje me zgjedhjet. Do të ishte mire për Shqipërinë sikur të kemi një marrëveshje mes palëve”, tha Sattler.
Deklaratat u bënë gjatë një aktiviteti për projektin e zhvillimit të rajoneve ku Austria është bashkëfinancuese me Zvicrën.
Nertila Maho/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.