Austria lehtëson kufizimet pandemike – Në maj do të rihapen restorantet, hotelet, teatrot dhe do të fillojë mësimi normalisht
Austria ka në plan të lirojë kufizimet e vendosura si rrjedhojë e situatës pandemike në datën 19 maj, duke lënë restorantet, hotelet dhe teatrot që të rihapin dyert e tyre për herë të parë, pas më shumë se pesë muajsh. Kjo deklaratë erdhi nga qeveria pavarësisht shqetësimeve rreth infeksioneve të larta në mënyrë të vazhduar.
Këto janë zona që punësojnë shumë njerëz që duan të kthehen më në fund në punë, por gjithashtu, dhe ne mund ta pranojmë këtë hapur, sepse shumë prej nesh thjesht dëshirojnë të shkojnë përsëri në punë dhe të përjetojnë një normalitet, – u shpreh Kancelari Sebastian Kurz në një konferencë shtypi.
Një deklaratë qeveritare e botuar në të njëjtën kohë bën me dije se do të ketë kufizime oraresh , dhe takimet midis orës 22:00-5:00 te mëngjesit do të kufizohen përgjithësisht për katër të rritur.
Tavolinat në restorante dhe kafene do të kufizohen në 10 të rritur jashtë dhe katër brenda, ndërsa ngjarjet kulturore dhe të tjera do të mbulohen nga 3,000 njerëz jashtë dhe 1,500 njerëz brenda, thuhet në deklaratë.
Sportet brenda dhe jashtë do të lejohen përsëri. Për kontaktet ose sportet ekipore do të kërkohet një test negativ i fundit ose prova e vaksinimit. Kjo do të kërkohet gjithashtu në restorante, hotele dhe organizime aktivitetesh. Shkollat do të rinisin mësimet me prezencë fizike të nxënësve më 17 maj.
Kurz pranoi se masat e lehtësuar ka gjasa që të rrisin infeksionet, por nga ana tjetër vaksinimet e grupeve në rrezik nënkuptonin që shtrimet në spital nuk do të rriteshin domosdoshmërisht. Provincat gjithashtu mund të shtrëngojnë masat nëse është e nevojshme, shtoi ai.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.