Austria planifikon tatimin prej 3% mbi fitimet e gjigantëve të internetit
Austria do të vendosë një taksë prej 3 për qind të fitimeve online të gjigantëve të internetit, të përcaktuara si kompani me shitje me më shumë se 750 milionë euro në vit, tha kancelari austriak Sebastian Kurz.
Taksa do të jetë përveç një tatimi dixhital të planifikuar të Bashkimit Evropian, ka deklaruar Kurz gjatë një takimi të qeverisë në periferi të Vjenës, duke shtuar se asnjë kompani austriake nuk do të goditej nga taksat e reja.
Austria ka përmendur Amazon dhe Facebook si kompani që do të duhet të paguajnë tatimin.
E.Z/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.