Auticon – Kompania që integron talentët autik në sektorin e teknologjisë!
Autizmi nuk është një gabim i sistemit, është një lloj tjetër i sistemit operativ – kjo është motoja e Auticon, një ofrues ndërkombëtar i shërbimeve të teknologjisë informative. Kompania ofron asistencë në sektorin e teknologjisë së informacionit për ndërmarrjet e mesme dhe të mëdha në mbarë botën. Konsulentët që punësoni përkasin spektrit të autizmit.
“ Dihet prej kohësh se personat autik kanë të zhvilluara aftësi unike që i bëjnë të veçantë kur bëhet fjalë për trajtimin e problemeve komplekse, sidomos në fushat teknologjike dhe shkencore”, tha Alberto Balestrazzi, shefi ekzekutiv i Auticon Italia.
“Misioni i Auticon është të punësojë këta njerëz pas vlerësimeve të duhura të aftësive njohëse dhe një periudhe përgatitjesh për t’u përballur me mjedisin e punës, duke u ofruar atyre mundësi për zhvillim profesional në një kontekst të përshtatshëm me gjendjen e tyre” shpjegon përfaqësuesi i Auticon.
Në të njëjtën kohë, kompania lejon klientët të ndërveprojnë me këto talentë nga spektri i autikëve, duke ju ofruar konsulencën e tyre.
Burimi: Il sole 24 ore
Jenida Vladi/ Scan
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.