Autizmi në punë – Një spektër zgjedhjesh për punësim

Këto profesione priren të përqendrohen në aftësitë specifike teknike që i përshtaten individëve të këtij lloj spektri të cilët sfidohen nga ndërveprimet shoqërore.
Me një popullatë globale prej 70 milionë individësh të spektrit autik, ku 80% e tyre janë të papunë ose të nënvlerësuar, ky komunitet është shume i larmishëm për tu eksploruar dhe vlerësuar më shumë.
Në përgjithësi programet për punonjësit autikë po ndihmojnë rreth 200 njerëz në vit, ndërkohë që mijëra të tjerë mbarojnë shkollën e mesme ose më shumë dhe sërish në fund përfundojnë të papunë, shprehet Tara Cunningham, shefe ekzekutive e Specialisterne në SHBA (organizatë jo fitim-prurëse që ndihmoi në krijimin e Autism@Work).
Shpeshherë trajnimi dhe vëmendja ndaj detajeve përbën diferencën. Celina Cavalluzzi, drejtoreshë e shërbimeve në Goodwill, punoi me një djalë të ri i cili ishte i interesuar të punonte në fushën e shitjeve por gjatë transportit me autobus kishte hasur vështirësi në gjendjen e tij psikologjike përballë individëve të tjerë. Kështu një trajnues e ndihmoi atë të gjente një mënyrë tjetër transporti si dhe e përgatiti atë për intervista pune.
Pasi punësohen kandidatët, ekziston një tjetër ndihmë ekstra edhe në ambientet e punës. Për shembull, qeveria paguan për një trajnues pune për tre muaj për të ndihmuar individët të përshtaten në postin e tyre të ri, tha Kathy West-Evans (shefe e Ekipit Kombëtar të Punësimit për Këshillin e Administratorëve Shtetëror të Rehabilitimit Profesional).
Vështirësitë që mund të hasin personat të prekur nga autizmi në vendin ë tyre të punës mund të jenë shumë specifike dhe të vështira për tu identifikuar. Drita fluoreshente ose parfume specifike mund të përbëjnë pengesë për mbarëvajtjen e punës. Do të mjaftonte të vendosej një dritë LED dhe t’i kërkohej punonjësit në fjalë mos ta vendoste atë parfum kështu që çdo gjë të shkonte për mrekulli, theksoi Cunningham.
Të trajnosh drejtorët dhe menaxherët për mënyrën se si duhet të flasin dhe shprehen me këtë pjesë të individëve ndihmon jo vetëm ekipin e persona autik por edhe të gjithë stafin në tërësi.
Rëndësia e këtyre lloj programesh është shumë e madhe, pasi që ndikon në përmirësimin e cilësisë së jetës tek ky grup kaq i madh individësh. Personat e prekur nga autizmi mund të jenë kështu auto-suficent dhe të arrijnë madje të ndihmojnë përpos vetes dhe familjet e tyre.
Burimi: Reuters
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.