Autoritetet lokale gjermane kërkojnë ndihmë për të integruar refugjatët në tregun e punës
Qeveritë lokale të Gjermanisë kanë bërë thirrje për më shumë ndihmë nga homologët e tyre federalë për integruar refugjatët në tregun e punës.
Sipas kreut të Shoqatës Gjermane të Qyteteve dhe Komunave, Gerd Landsberg, vetëm gjatë këtij viti rreth 600 000 refugjatë po kërkonin përfitime papunësie në Gjermani. Ndërkohë, vetëm 200 000 refugjatë, kishin gjetur punë dhe kishin filluar të paguanin kontributet e sigurimeve shoqërore.
“Shifrat tregojnë se ne kemi ende përpjekje për të bërë deri sa të arrijmë të integrojmë refugjatët në tregun e punës”, tha Landsberg.
Komentet e Landsberg u mbështetën nga Zëvendës Kancelari dhe Ministri i Jashtëm, Sigmar Gabriel, i cili në një intervistë javën e kaluar tha gjithashtu se qeveritë lokale meritonin më shumë para për të ndihmuar integrimin e refugjatëve.
Kostoja e strehimit dhe administrimi i refugjatëve shkaktoi shumë fërkime në komunitetet gjermane në kulmin e fluksit të refugjatëve në fund të vitit 2015 dhe në fillim të vitit 2016, veçanërisht në zonat urbane si Berlini, ku autoritetet lokale shpesh ishin të mangëta dhe ndërtesat komunale si sallat sportive e kërkuan si strehim emergjent për të sapoardhurit.
Me mbylljen e të ashtuquajturës rrugë Ballkanike nëpër Europë numri i refugjatëve të rinj ka rënë ndjeshëm gjatë vitit 2017.
Shifrat e zbuluara javën e kaluar treguan se agjencia përgjegjëse për administrimin e politikës së refugjatëve të Gjermanisë, Zyra Federale për Migracionin dhe Refugjatët (BAMF), do të humbasë objektivat e saj të integrimit këtë vit.
Koha e pritjes për emigrantët për të filluar kurset e integrimit në fund të nëntorit u rrit në 12.5 javë, ndërkohë që në janar, koha e pritjes për një kurs integrimi ishte 10.9 javë.
Landsberg gjithashtu tha se kompanitë e mëdha mund të bëjnë më shumë për të gjetur punë të refugjatëve në Gjermani, duke argumentuar se trajnimi dhe kualifikimi për të ardhurit e ri ështe në interes të bizneseve gjermane, gjithashtu. Ndërkohë, Gabriel, ish kreu i Partisë Social Demokratike (SPD), tha se Bashkimi Europian mund të organizojë një plan për të nxitur integrimin e refugjatëve.
G.D/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.